Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve shqiptarë të largohen nga Ukraina

12 shkurt 2022 | 14:56

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë të shtunën u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë dhe të mos udhëtohet në këtë shtet. 

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme ka publikuar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Ukrainë dy numra telefoni ku mund të kontaktojnë për asistencë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, thuhet në njoftim.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: [email protected];   [email protected]; [email protected]

Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë” ka njoftuar…