Ministria e Jashtme e Turqisë: Kosova ka përgjegjësi për sigurinë e shtetasve turq
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar rreth arrestimit dhe ekstradimit nga autoritetet e Kosovës të gjashtë personave si të dyshuar se kanë qenë pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gylenit.
Në këtë qëndrim, zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksoy, është përgjigjur edhe rreth protestave para Ambasadës së Turqisë në Kosovë.
“Organizata terroriste FETO edhe një herë shfaqi fytyrën e vërtetë për mbarë botën me veprimet kundër Turqisë dhe misioneve të saj në Kosovë. Autoriteteve të Kosovës u është kujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive, së pari është përgjegjësi e saj si vend mikpritës dhe për çfarë ata janë të thirrur të veprojnë sipas obligimeve ndërkombëtare”.
“Ne presim nga miqtë tanë që të kenë kujdes dhe fare kompromis kundër manipulimeve të anëtarëve të organizatave terroriste dhe qarqeve që i përkrahin ato. Në anën tjetër, lajmet provokative në media që kanë pasur cak ambasadën tonë, ambasadoren dhe stafin diplomatik që njerëzit e ekstraduar nga Kosova ndodhen në ambasadën në Prishtinë, janë të pabaza. Ne fuqishëm i mohojmë dhe dënojmë manipulimet qëllimkëqija”, është theksuar në deklaratën e zëdhënësit të kësaj ministrie, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Turqisë.