
Ministria e Kulturës nesër hap zyrat në Prizren
24 janar 2019
| 17:09
Zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hapen nesër (e premte) zyrtarisht edhe në komunën e Prizrenit.
Në ceremoninë zyrtare e cila pritet të nis në orën 13:00, do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
Zyrat e kësaj ministrie do të zënë vend në ish-ndërtesën e rektoratit në sheshin “Shatërvan”.