
Ministria e Kulturës: Nga tërmeti janë shkaktuar dëme të rënda në monumente
01 dhjetor 2019
| 11:41
Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe të Krujës.
Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.
Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë shtojnë gjithashtu se ato nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ndërtimi.info