Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë, shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj

03 gusht 2021 | 15:54

Sot, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në partneritet me zyrën e UNICEF-it në Kosovë shënuan Muajin e Rinisë përmes lansimit të fazës së dytë të Programit të Punës Praktike “Kosova Generation Unlimited”, të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Të pranishëm në ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, Z. Albin Kurti, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Z. Christoph WEIDINGER, Drejtori i Raiffesien Bankës, Z. Robert Wright, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, private dhe publike, Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), mediet, si dhe 200 të rinj. Ngjarja u organizua në Parkun e Gërmisë, tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Meqenëse Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, Muaji i Rinisë është një mundësi për të vënë në pah nevojën e madhe për vendosjen e të rinjve në qendër të prioriteteve kombëtare, dhe për t`u ofruar atyre aftësitë e nevojshme për të ardhmen.

Potenciali më i madh e të rinjve tanë është brenda Kosovës, sepse ata do të jenë ata që do të zgjidhin problemet me të cilat përballemi tani dhe do të fuqizojnë Kosovën. Por është detyra jonë t’i heqim barrierat për ta dhe t’i lejojmë ata ta bëjnë këtë,” tha z. Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Në Kosovë, 34% e të rinjve të moshës 15-24 vjeç nuk janë të punësuar, dhe nuk janë në shkollim apo trajnim.  Programi “Kosovo Generation Unlimited” synon të adresoj kalimin e të rinjve nga shkollimi në punësim, duke u ofruar atyre mundësi të punës praktike. Vitin e kaluar, si pjesë e fazës së parë të programit, 500 të rinj janë vendosur në pozita të punës praktike, prej të cilëve 38% janë punësuar. Programi ka mobilizuar të rinjtë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19, në partneritet me institucionet e nivelit qendror dhe lokal, dhe ndërmarrjet e sektorit privat.

Sot, në shënim të muajit të të rinjve, Zyra e UNICEF në Kosovë lason fazën e dytë të programit “Kosovo Generation Unlimited”, duke ofruar mundësi për punë praktike për 900 të rinj në më shumë se 130 entitete private dhe publike. “Asgjë për ne nuk është pa ne, është slogani i Generation Unlimited, dhe ne jemi këtu sot me të rinjët për të rinjtët. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të nderuar që Qeveria Austriake mbështet të rinjtë e Kosovës në arritjen e qëllimeve të përmes mundësive të mëdha që Geneneration Unlimited u ofron atyre,” tha z. Christoph WEIDINGER – Ambasador tyre i Ambasadës Austriake për Kosovë

Ngjarja e sotme do t`u ofroj të rinjve mundësinë që të ndajnë përvojat me bashkëmoshatarët e tyre, të kyçen në diskutime me vendimmarrësit, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe palët e interesit, përmes aktivitetit të organizuar “Local Caffe”. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me liderët e rinj dhe të dëgjojnë nga afër mbi projektet që janë zhvilluar prej të rinjve.

“Në Raiffaisen Bank ne kemi pasur një program për punë praktike në 2005 dhe kemi angazhuar më shumë se 100 praktikantë në vit. Unë jam i kënaqur të them se shumë prej tyre tani janë drejtues departamentesh, që punojnë për zyrat rajonale, ose selinë tonë në Vjenë. Jashtë bankës ne shohim energjinë dhe talentin e të rinjve të Kosovës në art, sport dhe fusha të tjera. Por ka ende shumë për të bërë, dhe një nga gjërat më të rëndësishme është të sigurohet që arsimi dhe shkollimi t’u japë atyre aftësitë për tregun e punës. Dhe kjo është ajo që po bën Kosovo Generation Unlimited, duke e tejkaluar këtë hendek në aftësi dhe duke u dhënë mundësi të rinjve të mësojnë aftësitë praktike të nevojshme,’’ tha z. Robert Wright Drejtor Ekzekutiv, Drejtues i Bordit Menaxhues, Raiffeisen Bank Kosova.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në partneritet me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, dhe me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, përmes programeve për të rinj, u ka ofruar 7,000 të rinjve, në baza vjetore, shkathtësitë e shekullit XXI, duke i fuqizuar ata të që avokojnë për veten e tyre dhe të bëhen agjent të ndryshimit në komunitetet e tyre. UNICEF-i është zotuar të avancoj më tutje agjendën e të rinjve në Kosovë.

“Ky tubim sot para të rinjve është një kujtesë për të gjithë ne se ne duhet të jemi të bashkuar për të adresuar nevojat e tyre për një të ardhme më të ndritur në arsim, shëndetësi, punësim dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, të dëgjojmë zërin e tyre dhe t’i fuqizojmë ata si agjentë vendimtar ndryshimeve shoqërore”, tha z. Shpend Selimi, Ushtrues Detyre i Shefit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Notarja australiane, Emma McKeon, ka fituar 7 medalje në Tokio,…