Ministria e Mbrojtes dhe Mbretëria e Bashkuar zotohen për partneritet të fuqishëm

25 maj 2021 | 11:19

Sot është nënshkruar Memorandumi i  Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot u nënshkrua Memorandumi i  Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe  Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përfaqësuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes në zbatimin e reformave në proceset e tij të prokurimit për të siguruar ofrim të mirë-menaxhuar dhe efikas të shërbimeve publike. Gjithashtu ky memorandum ka për qëllim rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe rivendosjes së besimit të qytetarëve përmes proceseve të mirë-menaxhuara, transparente, të drejta dhe efikase të prokurimit.

Memorandumi i nënshkruar sot është një ndër marrëveshjet e shumta me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të partneritetit të fuqishëm me  Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Netflix ka konfirmuar transmetimin për sezonin e pestë të serialit…