Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Korrektues me memorandum bashkëpunimi
18 janar 2021
| 15:54
Në Ministrinë e Mbrojtjes është nënshkruar të hënën memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Memorandumin e nënshkruan sekretarja e përgjithshme e MM-së, Rozafa Ukimeraj dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Forcës për Sigurinë e Kosovës (FSK) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), si dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke mes të dy Institucioneve.
Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe dhurimi i 18-të kontejnerëve nga SHKK-ja, për FSK-në.