![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/02/ministria-e-mbrojtjes.jpg)
Ministria e Mbrojtjes do të ketë buxhet mbi 100 milionë euro
10 maj 2021
| 13:34
Nga viti i ardhshëm Ministria e Mbrojtjes do të këtë buxhet mbi 100 milionë euro.
Kështu është paraparë në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2022-2024, e cila është miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë.
“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, është thënë në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje.