Ministria e Mbrojtjes, FSK-ja dhe AKB-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Ministri i Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini nënshkruan memorandum bashkëpunimi ndërmjet MM, FSK-së dhe AKB-së.
Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm gjenerali Gëzim Hazrolli si dhe 40 përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe shërbyes të Kosovës.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve ( AKB), ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, që promovon mbështetjen e bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbështetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.
Është bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB-së, ku bizneset kane shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini falënderoj ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen.
“Sot po nënshkruajmë ketë bashkëpunim. Njëherit ju përgëzoj për punën që po e bëni si Ministri e Mbrojtjes, ndërsa ju si FSK çdo ditë e më shumë po na bëni krenar si Ushtri e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si çdoherë e keni mbështetjen dhe përkrahjen tone. Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha bizneset që sot janë pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi, të cilët në momentin e parë që kemi prezantuar ketë projekt e kanë mbështetur dhe kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ofrimin e zbritjeve nga ana e tyre në produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së.
Në emër të AKB dhe bizneseve, zotohem ta mbështesim FSK-në me ofrimin e zbritjeve në produkte dhe artikuj ushqimorë dhe produktet dhe shërbimet vendore të tjera që ofrojnë bizneset përkatëse, për pjesëtarët e FSK-së, të cilët për përfitimin e këtyre zbritjeve duhet ta posedojnë kartelën ushtarake
Ftojmë tê gjitha kompanitë prodhuese dhe shërbyes tê Kosovës që tê na bashkoheni në ketë iniciativë për të mbështet Ushtrinë e Republikës së Kosovës në ditë dhe ne fazën e dytë”, ka thënë Shahini.
“Faleminderit për mbështetjen e AKB për ketë iniciative e cila është ndihmë dhe respekt për FSK, ndërsa për neve është respekt dhe motive për të punuar edhe më shumë për vendin. Praktikat e tilla kanë edhe disa shtete tjera demokratike qe praktikojnë t’i mbështesin Ushtrinë e vendit tyre. AKB dhe ju përfaqësues të Bizneseve edhe njëherë faleminderit shumë për gatishmërinë dhe vullnetin e juaj”, ka thënë Mehaj.
Ndërsa gjenerali i FSK-së, Gëzim Hazrolli në emër të shtabit falënderoi për këtë iniciative e cila është respekt dhe motive për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Këto momente janë emocione sepse na kujton edhe periudhën e vitit 1998/99 që ishte mobilizim i çdo personi për ushtrinë. Faleminderit dhe me këtë na bëni te jemi edhe me të përgjegjshëm si ushtarë. Faleminderit Ministrit për këtë iniciativë dhe juve si AKB për mbështetjen e juaj me këto biznese”, ka deklaruar gjeneral Hazrolli.
Të dy palët u dakorduan për bashkëpunimin edhe në të ardhmen.