Ministria e Mbrojtjes kërkon përkrahjen e qeverisë për blerjen e katër dornëve nga ShBA-ja
25 qershor 2021
| 14:52
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për blerjen e katër dronëve nga ShBA-ja.
Ai ka thënë se kostoja totale e këtyre dornëve është rreth 12 milionë euro.
“Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për blerjen e dronëve. Kosto e ofertës për katër dronë, është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë apo 11.9 milionë euro”, ka thënë ai.
Ndaj kësaj kërkese është përgjigjur ministri Hekuran Murati, duke kërkuar që vendimin të merret në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
“Nëse kabineti është i pajtimit, kjo mund të merret si vendim në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Pra, zotimin e qeverisë mund ta marrë që tani”, ka thënë Murati.