Ministria e Mbrojtjes mbanë ceremoni simbolike për nder të festës së 8 Marsit

07 mars 2025 | 15:15

Me rastin e festës së gruas, 8 Marsit, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt një ceremoni simbolike për të nderuar dhe falënderuar gratë dhe vajzat që punojnë në këtë institucion. Ky aktivitet u zhvillua me iniciativë nga Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli.
Me këtë rast, gjeneral major Irfete Spahiu i dhuroi atyre nga një dhuratë simbolike, brosh, të punuar nga OJQ joprofitabile, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave e Republikës së Kosovës.
Këta broshë janë të punuar nga të mbijetuarat e luftës dhe në këtë mënyrë, u promovua puna e tyre e rëndësishme. Secili punim bartë në vete një pjesë të historisë sonë më të dhimbshme.
Respekt për të gjitha gratë që japin kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale…