Ministria e Mbrojtjes me një urim për 8 Mars: Kontributi i grave në historinë e Kosovës është i përjetshëm

08 mars 2025 | 19:11

Ministria e Mbrojtjes ka uruar të gjitha pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtareve të Ministrisë së Mbrojtjes, nënave dhe grave në përgjithësi 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në urim thuhet se “në këtë ditë krahas rolit të pashembullt të nënës në jetën e secilit person, kujtojmë përpjekjet e vazhdueshme të shoqërisë për barazi gjinore por dhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht”.

Postimi i Ministrisë të Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes ua uron të gjitha pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtareve të Ministrisë së Mbrojtjes, nënave dhe grave në përgjithësi 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë ditë krahas rolit të pashembullt të nënës në jetën e secilit person, kujtojmë përpjekjet e vazhdueshme të shoqërisë për barazi gjinore por dhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht.

Ky muaj për kombin shqiptar ndërlidhet me qëndresën për liri, demonstratat e 81-tës e Epopenë e UÇK-së. Në secilën etapë të rrugëtimit të popullit tonë për pavarësi kontribut të paçmim kanë dhënë gratë e këtij vendi. Andaj sot e përjetësisht duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më, dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta.

Beteja për barazi shoqërore nënkupton dhe barazinë gjinore, është betejë nga më të vështirat, e në këtë duhet të kontribuojmë së bashku, gra e burra, që të mund të fitojmë harmoninë shoqërore.

Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që gjatë katërvjeçarit të ardhshëm të ngritë numrin e pjesëtareve gra në ushtri në 1000, dhe përtej përqindjes së pjesëmarrjes të garantoj ngritje profesionale për secilin pjesëtar të FSK-së, qoftë grua apo burrë.

Implementimi i politikave demokratike të bazuara në meritokraci dhe mbikqyrjen civile kanë për qëllim të përkrahin avancimin akademik e profesional të gruas në ushtri ashtu që kurrë të mos diskriminohen.

Vetëm duke punuar të gjithë së bashku mund të përmbushim objektivat tona për shtet të sigurt, shtet të së drejtës e barazisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.…