Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë në vlerë prej 7.74 milionë euro
17 korrik 2024
| 16:26
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë kanë nënshkruar marrëveshje për donacion.
Kjo ministri ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, sot ka nënshkruan marrëveshje për donacion mes dy ministrive.
“Me këtë marrëveshje, e cila arrin shumën 7.74 milionë euro, synohet që nëpërmjet blerjes së pajisjeve të ndryshme specialistike të avancohen kapacitetet operacionale të Qendrës Nacionale Trajnuese të Kërkim Shpëtimit dhe Gardës Kombëtare”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Marrëveshja është nënshkruar nga zëvëndëskryeministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman në Kosovë, nënkolonel Oliver Palkowitsch.