Ministria e Mbrojtjes nënshkruan memorandum me OEK-un

16 shkurt 2023 | 17:44

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar memorandum me OEK-un për ta zgjeruar nismën që synon përmirësimin e mirëqenies së ushtarëve.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se Oda Ekonomike e Kosovës e kryesuar nga kryetari i saj, Lulzim Rafuna, u bënë pjesë e iniciativës që ka për qëllim bashkëpunimin me biznese, për zbritjet që do të ofrohen në produktet dhe artikujt e tyre për stafin ushtarak.

“Të qenit institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend është përgjegjësi e madhe, që kërkon sakrificë e përkushtim, vlera këto që personifikojnë çdo ushtar të Republikës, puna e të cilëve nuk kufizohet në korniza, por reflekton për gatishmërinë me të cilën secili prej tyre i përgjigjet detyrës. Andaj u jemi mirënjohës të gjitha shoqatave dhe bizneseve që pa asnjë hezitim u bënë palë në përpjekjet tona që ushtarakët të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ashtu siç edhe e meritojnë”, ka theksuar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot…