Ministria e Mbrojtjes prezanton kornizën e komunikimit strategjik me NATO-n
Zyra e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, në bashkëpunim me Ekipin Këshillues e Monitorues për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (NALT), si dhe zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbajti të enjten takim informues për prezantimin e Kornizës së Komunikimit Strategjik, për personelin e zyrave të Informimit nga ministritë që janë pjesë e Komitetit ndërministrorë.
Në takim, projektin e ri e prezantuan sipas përgjegjësisë: zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh edhe koordinator i Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim të Kosovës në NATO, Burim Ramadani, Donjeta Gashi, drejtoreshë e Zyrës për Komunikim me Publikun e Kryeministrisë si dhe këshilltarja për Komunikim Strategjik në NALT, për Ministrinë e Mbrojtjes, Nicolien Wellen.
Me këtë rast, zëvendësministri Ramadani i njoftoi zyrtarët mbi nevojën e komunikimit me audiencën vendore dhe ndërkombëtare; me të njëjtat porosi mbi punën, progresin dhe synimin e Kosovës, drejt arritjes së qëllimit për anëtarësim në NATO.
Koordinatori Ramadani ka kërkuar angazhimin e ministrive, anëtar të Komitetit që të angazhohen në përplotësimin nga fushë veprimtaria e së cilës ministri, të draft-kornizës së Komunikimit Strategjik të Ministrisë së Mbrojtjes, që kjo draft-kornizë të jetë edhe Kornizë e Komunikimit Strategjik të Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim të Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike.
Gjithashtu edhe Donjeta Gashi dhe Nikcolien Wellen, si dhe audienca e pranishme me diskutime, shprehën nevojën për një koordinim të mirë të gjitha dikastereve të përfshira në përplotësimin dhe përfundimin e një Kornize të Komunikimit Strategjik që do unifikonte komunikimin me audiencën në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve me jashtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
/Epoka e re/