Ministria e Mbrojtjes pritet të hapë konkurs për 75 pozita specialistike
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se së shpejti do të hapë konkurs për personel civil në 75 pozita specialistike.
Pozitat për të cilat do të hapet konkursi janë:
1. Mjek specialist
2. Infermier
3. Asistent i Stomatologjisë
3. Biokimist
4. Psikolog/Psikolog Klinik
4. Teknik i Veterinarisë
5. Zyrtar Ligjor
6. Specialist për mbrojtje kibernetike
7. Zhvillues i Sistemeve
8. Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)
9. Menaxher i Web Faqes
10. Zyrtar për Mirëqenie
11. Zyrtar për cilësi
12. Teknik i ushqimit
13. Hidroinxhinier
14. Inxhinier i Ndërtimtarisë
15. Zjarrfikës
16. Mekanik
17. Inspektues i derivateve
18. Ligjërues/Instruktor i vozitjes
“Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara. Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane. Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të realizoj tranzicionin e sukseshëm të FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional, në përputhje me standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s”.
“Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të cilët duan t’i shërbejnë atdheut që të aplikojnë për pozitat specialistike të cilat do të bëhen të ditura sapo të hapet zyrtarisht konkursi”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, duke theksuar se garantojnë një proces të drejtë dhe transparent në përputhje të plotë me të gjitha normat, kriteret dhe procedurat në fuqi.