Ministria e Mbrojtjes reagon pas vdekjes së Liman Musliut

13 nëntor 2024 | 16:44

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një komunikatë pas vdekjes së Liman Musliut, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ai ka qenë shërbyes civil.

Në një reagim, kjo ministri ka akuzuar mediat se kanë keqinformuar qytetarët, me “lajme të njëanshme e qëllim këqija”.

Në një pjesë skandaloze të komunikatës, Ministria e Mbrojtjes, është kujdesur të tregojë koeficientin e pagës së Musliut, dhe ka theksuar se ai përfitonte pensionin invalidor të UÇK-së, pensionin e TMK-së dhe se nuk ka qenë ushtar.

“Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Liman Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së).

I njëjti ka qenë edhe përfitues i pensionit invalidor të UÇK-së, si dhe pensionit të TMK-së. I ndjeri nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së”, thuhet tutje.

Veç kësaj, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se “nuk kanë kompetencë se si pjesëtari i FSK-së e kalon pjesën tjetër të ditës”.

“FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat. Në rastin konkret të nëpunësit Liman Musliu, marrëdhënia e punës e tij në FSK, si nëpunës civil nuk ndërlidhet me asnjërin kufizim të paraqitur në nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L -011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur të…