Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi dhuron vaksina kundër Covidit për Kosovën

21 qershor 2021 | 13:54

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar të hënën një donacion të vaksinave kundër Covid-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

Me këtë rast, Mehaj ka thënë se përpos vlefshmërisë financiare ky donacion dëshmon përkrahjen e plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët malazez.

“Sot pata kënaqësinë të pranojë donacionin e vaksinave anti-Covid-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez”.

“Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac”, është shprehur Mehaj.

Më tutje, Mehaj ka thënë se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen, në mënyrë që dy vendet fqinje me kapacitete të plota të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Gea Braha ishte e ftuar në emision sportiv ‘Top…