Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Avioni që u rrëzua në Kroaci nuk është i yni

11 mars 2022 | 12:50

Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Markijan Lubjivski, ka thënë se avioni që u rrëzua në Zagreb nuk i përket ushtrisë ukrainase.

Ai për gazetën kroate Jutarnji,hr, ka bërë të ditur se pritet të ketë një deklaratë të përbashkët mes ministrisë së Jashtme të Ukrainës dhe shtabit të ushtrisë, teksa kërkoi nga kroatët që ta kryejnë një hetim në lidhje me atë se kujt  përket fluturakja dhe si mund të fluturonte ajo mbi Zagreb.

Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 23:00, një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.

Shpërthimi në Zagreb, policia konfirmon rënien e një fluturakeje dhe gjetjen e dy parashutave

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë e mitur raportohet se ka dalë nga shtëpia…