Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj

24 qershor 2020 | 18:10

Ministria e Mbrojtjes (MM) e Republikës së Kosovës, bazuar në ofertat e shteteve partnere nga Republika e Turqisë, Republika e Kroacisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore, ka shpallur konkurs për kadetë të rinj. Kadetët të cilët pranohen do të studiojnë në Akademinë e Mbrojtjes QSU në Kosovë si dhe në Akademinë e Republikës së Turqisë, të Republikës së Kroacisë dhe të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë nga mosha 18 deri në 21 vjeç dhe duhet t’i plotësojnë kushtet e paraqitura në konkurs.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur nga 25. 06. 2020 deri më 03. 07. 2020. Formularët për aplikim janë publikuar në uebfaqen e MM-së (https://mod.rks-gov.net). Formularët mund të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione nga femrat dhe meshkujt për kadetë të FSK-së, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike. Për hollësi të tjera, konkursin mund ta lexoni të botuar në numrin e nesërm të gazetës “Epoka e re”, në formatin PDF, duke vizituar portalin www:epokaere.com, numrin e ditës së enjte, datë 25 qershor 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i…