Ministria e Mbrojtjes shpallë të hapur konkursin për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të FSK-së
09 shtator 2024
| 15:08
Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç, se nga sot, data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, është hapur konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.
Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin e publikuar https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply .