Ministria e Mbrojtjes: Tre muaj suksesi në vetëqendrueshmërinë e ushqimit në FSK – kemi kursyer buxhetin

03 mars 2025 | 20:44

Ministria e Mbrojtjes është krenuar me zbatimin e konceptit të vetëqëndrueshmërisë sa i përket përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se përmes këtij koncepti është kursyer buxheti i shtetit dhe se është ngritur cilësia dhe siguria e ushqimit.

“Një gjë e tillë është konstatuar dhe nga Komisionerja Parlamentare e FSK-së, kolonel Remzije Zeqiraj, sipas së cilës shujta ushqimore si e drejtë e garantuar me ligj, e zbatuar në përpikmëri përmes këtij koncepti, rritë nivelin e sigurisë dhe vetqëndrushmërisë për të gjitha situatat dhe rrethanat, në të gjitha vendbazimet dhe venddislokimet, dhe gjithnjë aty ku zhvillohen aktivitetet sipas planit në zbatim të misionit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit të…