Ministria e Mbrojtjes tregon se kur do të bëhet testimi i inteligjencës për rekruterët e FSK-së

10 mars 2021 | 17:14

Më 18 mars fillon testimi i inteligjencës dhe njohurive të përgjithshme për rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes së Kosovës. Kjo ministri ka treguar se testimi do të mbahet në 5 kazerma të qyteteve të ndryshme të vendit.

“Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi Përzgjedhës ka vendosur që testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme të mbahet me datë 18.03.2021 dhe 19.03.2021 në pesë (5) kazermat e FSK-së si në vijim; Kazerma ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, Kazerma ‘Skënderbeu’ në Ferizaj, Kazerma ‘Ushtarët e NATO’-s në Istog, Kazerma ‘Minatori’ në Mitrovicë, Kazerma ‘Neë Born’ në Gjilan”,  ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Sipas kësaj ministrie, në ditën e testimit kandidatët duhet të kenë vete fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi.

Po ashtu, Ministria ka kërkuar që kandidatët të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar, të kenë maska mbrojtëse kundër Covid-19 si dhe ka treguar se kandidatëve gjatë testimit nuk ju lejohen telefonat, orët e mençura, kalkulatorët dhe çdo pajisje tjetër digjitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kongresmeni amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel ka përshëndetur…