Ministria e Mbrojtjes: Ushqimi i ushtarëve të FSK-së është përgatitur nga kuzhinierët e mensës dhe burgjeve

01 tetor 2024 | 13:22

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër.

Kjo ministri ka treguar se ushqimi për ushtarët e FSK-së është duke u përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional. Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kamotshëm”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ishte prapë protagonist në fitoren e Al-Nassr ndaj…