Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët e FSK-së nuk do të mbesin pa ushqim

11 tetor 2024 | 16:09

Ministrja e Mbrojtjes ka reaguar sa i përket shujtave të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë  e kësaj ministrie është thënë se “të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash pavarësisht nga jo që po tentohet të propagandohet në disa medie dhe rrjete sociale”.

“E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Studentore si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës”.

“Ky problem do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes ka përmendur  edhe letrën e drejtuar asaj nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, për të cilën shprehet se është në ‘vazhdën e komunikimit të zakonshëm ku raportohen vështirësitë të cilat hasen gjatë rrugës, dhe sigurisht se ndërtimi i kapaciteteve të vetqëndrueshmërisë sa i përket ushqimit nuk është një proces pa vështirësi’.

Ministria ka garantuar se ushtarët e FSK-së, nuk do mbesin pa ushqim.

“Ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim, këtë ua garantojmë pjesëtarëve të FSK-së”, ka njoftuar kjo ministri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin…