Ministria e Mjedisit do të investojë 80 mijë euro në Kamenicë
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i ujësjellësit – Kamenicë, rruga për Tugjec”, i cili ka vlerën prej 80 mijë euro dhe financohet nga kjo ministri.
Në ceremonisë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Matoshi ka thënë se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët e Kamenicës.
Ndërsa kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për këtë projekt të cilin e ka vlerësuar të domosdoshëm për qytetarët e kësaj komune.
“Komuna e Kamenicës është komuna më e varfër sa i përket ujërave në Kosovë dhe ka nevojë shumë të investohet si në çështjen e ujëmbledhësve ashtu edhe çështjen e rrjetit. Është një projekt shumë domethënës për ne”, ka thënë Kastrati.
/Epoka e re/