Ministria e Mjedisit do të investojë rreth 3 milionë euro në Skenderaj, Istog, Viti dhe Deçan
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarët e komunave: Skenderaj, Istog, Viti dhe Deçan, kanë nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.
“Jam i përkushtuar që si ministër i një dikasteri të rëndësishëm për komunat dhe qytetarët, tu dal në ndihmë gjithë kryetarëve të komunave për t’i shtyrë përpara projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. Vetëm gjatë vitit 2019, MMPH-ja ka planifikuar 84 projekte që përfshijnë edhe komunat e Kosovës, e në mesin e këtyre edhe komunat Skenderaj, Istog, Viti e Deçan”, ka deklaruar ministri Matoshi.
Ai ka thënë se këto projekte do të financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë rreth 3 milionë euro.
I pari i MMPH-së ka kërkuar nga kryetarët e komunave një angazhim më të madh në fushën e mjedisit duke përfshirë dhe zbatimin e Udhëzimit Administrativ për ndëshkime me Gjoba Mandatore.
/Epoka e re/