Ministria e Punës së shpejti dërgon në Qeveri propozimin për rritjen e pagës minimale
13 janar 2018
| 23:03
Ministria e Punës është në fund të përgatitjes së lëndës për të dërguar në Qeveri propozimin e Këshillit Ekonomik Social për rritjen e pagës minimale në 250 euro, dhe procedimi i saj është çështje ditësh.
Kështu deklaroi ministri i Punës, Skënder Reçica, në një intervistë për televizionin publik.
Reçica beson se Qeveria do ta miratojë propozimin derisa ka shtuar se rritja e pagës minimale nuk ndikon në skemat pensionale dhe sociale.