Ministria e Shëndetësisë e shpallë zonë karantinë Smrekonicën
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se fshati Smrekonicë, pas paraqitjes së djeshme të disa rasteve të të infektuarve me virusin korona, është shpallur zonë karantine. Edhe pse komuna kishte propozuar që vetëm rruga “Miftar Hasani” të vendoset në karantinë, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që i tërë fshati të karantinohet.
Njoftimi i Tahirit:
Fshati Smrekonicë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë shpallet zonë karantinë (ne kemi propozuar që vetëm rruga “Miftar Hasani” të karantinoret.
Personeli shëndetësor i QKMF-së, QMF Smrekonicë dhe i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ që kanë qenë në kontakt me pacienten janë udhëzuar për vet izolim.
Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kanë mundur të jenë në kontakt me pacienten apo familjen e ngushtë të vet izolohen dhe të lajmërojnë organet kompetente të IKSHPK dhe QKMF-së.