Ministria e Shëndetësisë harton edhe dhjetëra udhërrëfyesë klinikë
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se është duke vazhduar puna për hartimin dhe adaptimin edhe të dhjetë udhërrëfyesve të tjerë klinikë nga lëmi të ndryshme për vitin 2019.
Ai ka thënë se hartimi i udhërrëfyesve po bëhet sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të cilat rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore nëpër spitale, shtojnë sigurinë e tyre dhe unifikojnë ato në të gjithë Kosovën.
“Sot vazhduam punën për hartimin dhe adaptimin edhe të 10 udhërrëfyesve të tjerë klinikë nga lëmi të ndryshme për vitin 2019. Qytetarët tanë, pavarësisht se ku jetojnë ata, duhet të trajtohen me cilësinë dhe sigurinë e njëjtë të shërbimeve shëndetësore. Gjatë këtij viti, ndër të tjera, do të hartohet edhe udhërrëfyesi për hemodializë, për menaxhim dhe trajtim të epilepsisë, për menaxhim dhe trajtim të Hepatitit C, për menaxhim të diabetit etj. Hartimi i udhërrëfyesve po bëhet sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të cilat rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore nëpër spitale, shtojnë sigurinë e tyre dhe unifikojnë ato në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/