
Ministria e Shëndetësisë ia dhuron një autoambulancë komunës së Prizrenit
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ia ka dorëzuar të premten një autoambulancë të re, të dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë, kryetarit të komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.
Kjo autoambulancë posedon të gjitha kushtet dhe pajisjet e nevojshme për ofrimin e ndihmës së shpejtë.
“Para marrjes së mandatit, në shërbim të qytetarëve të Prizrenit ishin vetëm tri autoambulanca, ndërkaq tani janë shtuar edhe shtatë të tjera, duke çuar kështu numrin e autoambulancave në dhjetë, e cila mundëson intervenim shumë më të shpejtë në rastet urgjente që paraqiten. Jam shumë i lumtur me punën që po bëhet në shëndetësi, ku i kemi përmbushur të gjitha premtimet tona dhe po vazhdojmë përtej premtimeve. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen dhe Drejtorinë e Shëndetësisë për punën”, ka thënë kryetari Haskuka.