Ministria e Shëndetësisë me njoftim për vaksinimin kundër Covidit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim me datë 20.07.2021, vaksinat do t’i marrin të mërkurën, më 21.07.2021.
“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër Covid-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit”.
“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në të njëjtën kohë, MSh-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër Covid-19.
Cakto terminin tuaj për vaksinim kundër COVID-19:
https://ekosova.rks-gov.net/Service/14