Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri: Nuk kemi asnjë rast me koronavirus

01 mars 2020 | 10:45

Deri në këto momente, Shqipëria mbetet e paprekur nga koronavirusi i ri COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka dalë me një deklaratë për medie sa i përket masave të koronavirusit.

Eugena Tomini, përfaqësuese e Task Forcës ka pohuar se janë testuar tri raste të dyshuara, por rezultuan negative, raporton Top-Channel.

“Në total janë dyshuar 29 raste, por të gjitha kanë rezultuar negative. Po kryhen survejimet për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë monitoruar në total 13 mijë e 762 udhëtarë. Rekomandojmë udhëtarët që kanë fluturuar drejt zonave të prekura të vetëkarantinohen”, ka deklaruar Tomini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 marsi në Gjermani ka hyrë në fuqi Ligji…