Ministria e Shëndetësisë: Numri i të vrarëve në Gaza është afër 16 mijë
04 dhjetor 2023
| 15:32
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, ka njoftuar se 15 mijë e 899 njerëz janë vrarë atje që nga 7 tetori.
Në njoftimin e kësaj ministrie është thënë se 349 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite që nga përditësimi i fundit i tyre, shkruan “BBC”.
Hamasi ka bërë me dije se 70 për qind e viktimave janë gra dhe fëmijë.