Ministria e Shëndetësisë paguan specializantët vullnetarë
25 qershor 2020
| 14:05
Qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë ka kryer pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë, përfitues nga pakoja fiskale emergjente për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.
Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dymujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19, raporton “Epoka e re”.