Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se mund ta kufizojë orarin e punës shkaku i temperaturave
12 gusht 2024
| 12:12
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka apeluar qytetarët që gjatë ditëve kur temperaturat janë të larta, të ndjekin rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Po ashtu, MSh-ja ka paralajmëruar se varësisht nga situata meteorologjike, nëse është e nevojshme MSh do të ndërmarrë masa për kufizimin e orarit të punës.
“Të dashur qytetarë, për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë, ju lutemi të ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të mbrojtur shëndetin tuaj. Në varësi të zhvillimit të situatës meteorologjike, nëse është e nevojshme, Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa për kufizimin e orarit të punës”, ka njoftuar MSh-ja.