Ministria e Shëndetësisë përfiton 1.1 milionë euro nga Japonia
04 janar 2018
| 17:25
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije se kjo ministri do të përfitojë 1.1 milion euro nga Qeveria e Japonisë, të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore.
“Qeveria miratoi rekomandimin tonë i cili i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë Japoneze, ku Ministria e Shëndetësisë do të përfitojë 1.1 milion euro e të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore. Një nga prioritetet e mia gjatë këtij viti do të jetë sigurimi dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore për spitalet tona, për të cilën po marrim çdo ditë përkrahjen e miqve dhe donatorëve”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.