Ministria e Shëndetësisë: Qytetarët të vaksinohen kundër Covid-19 me dozën e radhës

29 gusht 2022 | 10:35

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinat kundër Covid-19 u ofrojnë fëmijëve dhe kategorive të tjera të popullatës mbrojtjen më të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes Covid-19.

“Qytetarët rekomandohen që të vazhdojnë të vaksinohen kundër Covid-19 me dozën e radhës. Doza përforcuese ndërkaq, ju ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar që ndodh me kalimin e kohës pa vaksinimit paraprak”.

“Përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë dhe spitalet tona kanë përballuar më lehtë fluksin e pacientëve me Covid-19”, ka njoftuar MSH-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yll Zekaj është angazhuar si avokat në Asociacionin e Gazetarëve…