Ministria e Shëndetësisë rekomandon shmangien e udhëtimeve në vendet me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj koronavirusit, u bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyjnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të koronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi), të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e koronavirusit.
“Ministria do t’ju informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare”, është bërë me dije në njoftimin e MSh-së.
/Epoka e re/