Ministria e Shëndetësisë shpall konkurs për specializantë

30 korrik 2020 | 10:49

Këtë njoftim e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në ‘Facebook’:

Kam kënaqësinë që sot ta shpall të hapur konkursin për 1034 vende për shkollim specialistik, një proces ky i bllokuar për 4 vjet!

Krahas luftës sonë të përditshme dhe shumë sfiduese kundër pandemisë, ne kemi punuar paralelisht edhe në procese të tjera, me interes të madh për shëndetësinë kosovare. Një prej tyre është ky proces që ishte i bllokuar tash e 4 vjet e të cilin arritëm ta zhbllokojmë për vetëm 3 javë.

Për 4 vjet, 4 gjeneratave u është mohuar specializimi, duke krijuar kështu deficit të kuadrove profesionale në shumë fusha specialistike, tejet të nevojshme për sistemin tonë shëndetësor. Prandaj, duke qenë të vetëdijshëm se numri i profesionistëve shëndetësorë që presin të profilizohen është mjaft i madh, ne kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore dhe buxhetore për të krijuar numër maksimal të vendeve për shkollim specialistik.

Rëndësi të veçantë u kemi kushtuar edhe kërkesave të Spitaleve Rajonale, me ç’rast kemi ndarë mbi 100 specializime në profilet deficitare. Natyrisht, për shkak të bllokimit disavjeçar të këtij procesi, kërkesa është shumë e madhe, por ne nuk do të ndalemi këtu. Sipas programit tonë, specializimet do të hapen çdo vit, prandaj gjatë mandatit tim politik nuk do të mbetet asnjë kandidat pa mundësi të shkollimit specialistik. Në të njëjtën kohë, çdo institucion shëndetësor do të plotësohet me specialistë të profileve të nevojshme.

Kandidatëve u dëshiroj sukses dhe gjithashtu i lus të gjitha institucionet dhe organizatat që të monitorojnë çdo fazë të konkursit dhe të procesit të shkollimit specialistik në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politika e Serbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin për…