Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç që ta marrin vaksinën

09 gusht 2021 | 10:21

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër Covid-19 po vazhdon me intensitet të shtuar.

Sipas MSh-së, numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor nëpër pikat e vaksinimit.

“Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht. Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga Covid-19”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adri…