Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohu, ‘Delta’ po vjen!
Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta marrin vaksinën kundër Covidit.
Kjo ministri ka treguar për rrezikun që mund ta kenë qytetarët nga varianti “Delta” i Covidit. Sipas kësaj ministrie mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga Covidi është vaksinimi.
“Varianti ‘Delta’ i Covid-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht. Të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes.
Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzojeni mundësinë për t’u vaksinuar duke u regjistruar në https://ekosova.rks-gov.net/për të mbrojtur kështu vetën dhe njerëzit më të dashur!”, ka njoftuar MSh-ja.