Ministria e Shëndetësisë vjen me njoftim të rëndësishëm për mjeket e papunë

06 tetor 2022 | 12:58

Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka bërë thirrje mjekëve të cilët janë të papunë që të lajmërohen pranë kësaj ministrie.

Kjo ministri nuk e ka specifikuar arsyen e kësaj thirrje për mjekët, por vetëm ka kërkuar  të dhënat e tyre.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Njoftim për profesionistët shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje  të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të  paraqitën përmes postës elektronike të MSH: [email protected] si dhe  në dy  e-mail adresat e tjera: [email protected], [email protected].

Të dhënat që kërkohen janë:

Emri dhe Mbiemri

Data e lindjes, vendlindja

Vendbanimi

Thirrja profesionale

Numri i licencës

Viti i përfundimit të studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit të specializimit për specialistët).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë zyrtarisht Xavi Alonso do të jetë timonieri i ri…