Ministria e Shëndetësisë vlerëson përkrahjen e UNICEF-it kundër Covidit
22 tetor 2021
| 13:56
Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka takuar sot shefen e zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman, me të cilën ka diskutuar për partneritetin e mëtutjeshëm në përkrahje të shëndetit publik, në sektorë dhe nivele të ndryshme.
Në fokus ishte tema ndaj reagimit emergjent kundër Covid-19, si një nga prioritetet e dyanshme, ku me ç’rast Gexha-Bunjaku ka falënderuar UNICEF-in në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen në këtë sfidë të përbashkët shëndetësore.