
Ministria e Sportit: Asnjë kontratë ekzistuese për stadiumet e futbollit nuk është anuluar
Ministria e Sportit ka dale me një sqarim publik rreth raportimeve të sotme se kjo ministri i ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë eurosh, të cilat lidhen me punët stadiumet në Gjilan, në Pejë e në Mitrovicë.
“Reporteri” raportoi sot se tenderët që janë anuluar janë ai për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Pejë me vlerë të parashikuar 19 milionë euro, tenderi për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan me vlerë 15 milionë euro si dhe ai për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë me vlerë të parashikuar të kontratës 3 milionë euro, duke sjell dokumente, duke pretenduar se janë publikuar gabimisht nga MKRS-ja.
Sidoqoftë, kjo e fundit doli me sqarim publik sot, duke i hedhur poshtë këto pretendime.
“Sqarim Publik. Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar. Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në krye me Hajrullah Çekun, ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë euro, që lidhen me punët nëpër stadiume”, njofton Ministria e Sportit.