
Ministria e Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Gjimnastikës
05 mars 2025
| 12:29
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Gjimnastikës së Kosovës. Memorandumi është nënshkruar nga zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani dhe kryetari i FGjK-së, Shkumbin Maqastena.
“Ky memorandum parasheh mbështetjen për fuqizimin e sportit të gjimnastikës dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë vitit 2025”, thuhet në njoftimin e FGjK-së.