Ministria e Sportit vazhdon përkrahjen financiare për federatat sportive

04 mars 2025 | 19:37

Sot janë nënshkruar memorandume për mbështetje financiare vjetore për vitin 2025, me Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paralimpik, Olimpiadën Speciale të Kosovës, Federatën e Xhudos, Mundjes, Boksit, Aeronautikes, Gjimnastikës, Muay thai, Federatën e Autosporteve, Kickbox, Bodybuilding, Federatën e Padelit, Pikados, Futbollit, Volejbollit, Sportit Shkollor, Shahut, Sportit Universitar, Boullingut, Esports, Golfit, Motociklizmit, Biliardos, Ragbit, Atletikës, Shenjtarisë, Federatën e Sporteve për të Verbër, Federatën e Skitarisë, Badmingtonit, Kajakimit, Çiklizmit, Taekwondos, të Peshëngritjes dhe Federatën e Tenisit.

Zëvendësministrja Daulina Osmani i njoftoi federatat prezente që sivjet është paraparë që çdo federatë ta ketë për obligim që së paku 30% të shumës totale të përfitimit t’ia dedikojnë aktiviteteve sportive për vajza dhe gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vend.

Shuma totale për mbështetje të të gjitha federatave sportive këtë vit është afër 8 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanadaja do të zbatojë tarifa prej 25% ndaj importeve amerikane…