Ministria e Zhvillimit Rajonal mbështet komunën e Mitrovicës me 100 mijë euro
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i terreneve sportive dhe nyjeve sanitare në SHFMU “Eqrem Qabej”.
Me anë të kësaj marrëveshje Ministria e Zhvillimit Rajonal do të financojë projektin me shumën prej 100,000 euro, ndërsa komuna e Mitrovicës do të participojë me vlerën prej 29,581 euro.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka falënderuar ministrin Demiri në mbështetjen e komunës për realizimin e këtij projekti, të cilin e vlerësoi si shumë të rëndësishëm, pasi që do ta pasuroëj dhe zbukurojë hapësirën përreth shkollës “Eqrem Qabej”.
Po ashtu, kryetari Bahtiri u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim maksimal me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, dhe fëmijët të kenë një objekt sa më modern për të ndjekur mësimet.
Ndërsa, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka përgëzuar Bahtirin për punën e tij të palodhshme dhe i ka uruar suksese në realizimin e projektit të përbashkët.
/Epoka e re/