Ministria gjermane: Greqia dhe Sllovakia do të dërgojnë tanke në Ukrainë

09 tetor 2022 | 22:35

Greqia dhe Sllovakia do të përforcojnë ushtrinë ukrainase me mjete të blinduara, njoftoi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes Lambrecht gjatë vizitës së saj në trupat gjermane të dislokuara në Lituani.

Bëhet fjalë për 100 automjete nga të dy vendet, shkruan CNN.

“Ne po jetojmë në kohë kritike, dhe në kohë të tilla, është e rëndësishme të dimë se ku kemi boshllëqe në mbrojtje”, tha Lambrecht.

Në rastin e Greqisë, marrëveshja që Greqia t’i dorëzojë Ukrainës mjetet e blinduara BMP-1 të prodhimit sovjetik , në këmbim të Marders gjermanë , është bërë e ditur që në verë.

Ministrja njoftoi gjithashtu se Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës sisteme të tjera armësh , siç është sistemi i mbrojtjes ajrore IRIS-T.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024…