Ministria kroate, qytetarëve: Mos udhëtoni në Serbi!

14 mars 2025 | 08:29

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane në Kroaci ka publikuar rekomandime për të gjithë qytetarët kroatë lidhur me protestën që po organizohet në Serbi, raporton Danas

Në njoftim thuhet se për shkak të protestës së paralajmëruar për të shtunën, më 15 mars 2025, këshillohen veçanërisht të gjithë qytetarët kroatë që gjenden në Beograd të premten më 14 mars dhe ditën e protestës që të shmangin afrimin e vendeve të grumbullimit dhe grupeve më të mëdha të qytetarëve, si dhe të vetë vendeve të grumbullimit, duke reduktuar lëvizjet e panevojshme nëpër qytet para, gjatë dhe menjëherë pas protestës.

Tutje bëhet me dije se gjatë protestës mund të priten ndërprerje të qarkullimit, si dhe devijime të trafikut nga ana e policisë në vendet afër tubimit dhe në rrugët e komunikacionit që të çojnë në vendin e tubimit.

“Rekomandohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore, të tregohet kujdes, të monitorohet situata aktuale dhe të merren informacione më të detajuara para se të udhëtoni për shkak të veprimeve të regjistruara të papërshtatshme dhe të pabaza të autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”, shkruan tutje Danas, duke cituar njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Ardian Bajraktari dha një parashikim se kur mund t’i…